Nenad Rashiq: Merrini me rezerva se çfarë thotë Vuçiqi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se nuk ka besim në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sa i përket presidentit Vuçiq, ai kur thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, pastaj merrini me rezerva se çka thotë Vuçiqi”- u shpreh Rashiq të mërkurën, në një konferencë për media lidhur me rregulloren e BQK-së për operacionet me para të gatshme, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt 2024.

207 milionë euro për vit, tha Rashiq që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia.

“Saktë sa më tregoi guvernatori i BQK-së është 207 milionë euro për vit, por mos ta paraqitemi se këto para janë të pa kontrolluara, ata janë para që janë regjistruar në kufi dhe transportohen deri në bankën komerciale. Unë nuk e shoh tragjike sasinë e parave, por tragjike e shoh mungesën e një institucioni të licensuar për me vazhdu, prandaj ata nuk janë para ilegale ata janë para që rregullishtë janë evintetuar nga sistemi kosovar’’- tha Rashiq.

Për sasinë e parave që hyjnë nga Serbia në Kosovë në emisionin ‘’Kallxo Pernime’’ kishte treguar edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

‘’Gjatë vitit 2023 në Kosovë nga Serbia kanë hyrë dinarë në vlerë mbi 200 milionë euro’’ tha Ismaili.

Guvernatori Ismaili tha se ky 200-milionësh nuk siguron që të tjera para nuk kanë hy në Kosovë nga Serbia.

“Ne nuk e dimë edhe ky 200-milionëshi sa është i sigurt, këto janë shku në institucione të palicencuar nga BQK. Ky ka qenë aktivitet i jashtëligjshëm” – tha ai.

Sipas Rregullores së re për operacionet me paratë e gatshme  të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Vendim për Rregulloren e BQK-së u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare. SHBA po kërkon shtyerjen e zbatimit të rregullores. Serbët lokalë në Kosovë kryejnë pagesa e paguhen me dinarë serbë.

Rashiq për ndalimin e përdorimit të dinarit: Qytetarëve do t’u mundësohet të hapin xhirollogari falas