Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aktivitetet për ‘Javën e Krenarisë 2022’ që mbahet nga 6 deri më 9 qershor

‘Java e Krenarisë 2022’ do të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor, me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE”.

Në edicionin e saj të 6-shtë (gjashtë), Java e Krenarisë, pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.

Në këtë javë do të organizohen diskutime, ekspozita artistike, aksione rrugore, festa e protesta.

Në hapjen e javës së krenarisë më 6 qershor në zyrën e kryeministrit, pjesëmarrës për një fjalë rasti do jenë, Presidentja Vjosa Osmani, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, Habit Hajredini nga Zyra e Kryeministrit, Tea Blakaj këshilltare e kryeministrit dhe Arbër Nuhiunga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.

Më 7 qershor, mbahet konferencë në hotel ‘Sirius’ ku pjesëmarrës do jenë: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, Lend Mustafa, menaxher i projektit për liri dhe barazi si dhe disa ambasadorë të vendeve të BE-së.

Diskutimi pritet të vazhdojë edhe me panele tjera ku për fjalë rasti do jenë shumë përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë avokatin e popullit Naim Celaj.

Derisa, më 8 qershor do ketë panele diskutimi për shëndetin mendor të personave LGBTQI+

Kurse, më 9 qershor mbahet ‘Parada e Krenarisë 2022’ nga ora 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet.