Aktakuzë ndaj çiftit që sulmoi gazetaret e Lajmi.net
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë me propozimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj gruas që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gazetaret të portalit Lajmi.net.
Siç ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj, aktakuza është ngritur nga M.B. në drejtim të veprave penale “Kanosje” dhe “Sulm”.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në këtë aktakuzë është i përfshirë i pandehuri A.L., i cili ngarkohet me veprën penale ‘Sulm’” – tha Ulaj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se më 03.04.2024 janë sulmuar fizikisht gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha në ‘Rrugën C’ në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin.
Sulmohen fizikisht gazetaret e Lajmi.net në Prishtinë, reagon AGK-ja