Foto-ilustrim

Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkures në fshatin Drenoc të Klinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një veturë. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.