FOTO - KALLXO.com - Pamje në Prishtinë - Arkiv

Ajër i pa shëndetshëm në Prishtinë

 

Cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme.

Kështu thuhet në matësit e vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Sipas të dhënave të orës 11:00,  indeksi i AQI është 219 i PM 2.5 (grimcave në ajër).

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo në platformat iOS App Store dhe Android Play Store.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.