Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK rikthen kërkesën për ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar

Gazmend Abrashi nga AAK në seancën ku po diskutohet projektligji për vitin 2021 tha se ekonomia e Kosovës ka shënuar rënie gjatë këtij viti, si rrjedhojë e situatës së kufizimeve të këtij viti.

Abrashi ka kthyer në diskutim një propozim të vjetër të AAK-së për ndajrne e një shume nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës.

Këtë propozim AAK e kishte bërë sa ka qenë në opozitë gjatë qeverisë Kurti, por nuk e ka përmendur që nga koha kur u bë pjesë e qeverisë Hoti.

“Ndarja e këtyre 100 eurove do jetë ndihmë për qytetarët, kjo duhet të fillojë qysh nga viti 2021, ndarja të bëhet përmes komunave bazuar në numrin e anëtarëve të familjes,” tha Abrashi.

Tutje Abrashi shfletoi edhe një analizë në gjendjes ekonomike në Kosovë si shkak i masave të pandemisë.

“Duke pasur parasysh se ekonomia e Kosovës është e varur edhe nga rrjedhat e ekonomisë evropiane, si shkak i masave kufizuese sociale, gjatë këtij viti ka shënuar rënie në import dhe eksport.

Në bazë të vlerësimeve të FMN-së, ekonomia e Kosovë në vitin 2020 do shënojë rënie deri në 6 për qind, kurse sipas bankës botërore deri në 8.8%

Ekonomia e Kosovës për vitin 2021 pritet të rritet më një normë reale rreth 5.2 %,” shtoi tutje Abrashi.