56-vjeçari kosovar i kërkuar nga Zvicra, arrestohet në Morinë

Një 56 vjeçar nga Kosova u arrestua duke tentuar të hynte në Shqipëri në pikën kufitare nbë Morinë.

I arrestuari kërkohej nga autoritetet e Zvicrës për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave.

Personi u arrestua me qëllim që të ekstradohet.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së shtetit shqiptar.

Sipas Policisë, i arrestuari gjatë verifikimit rezultoi të ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni.