COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

27 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 752 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24-orëshit të fundit nuk është asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,890.

Në total numri i rasteve aktive është 552.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,822,710 doza të vaksinës.