Pamje nga një mbledhje e mëhershme e Kryesisë së Kuvendit

Kuvendi Ende në ‘Terr’ për EULEX-in

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën ka caktuar seancën e ardhshme dhe pikat e rendit të ditës për të, por nuk ka marrë ndonjë vendim kur do të diskutojë dhe votojë për vazhdimin eventual të mandatit të EULEX-it.

Seanca e ardhshme plenare është caktuar të mbahet të enjten, më 16 qershor, por në pikat e rendit të ditës së kësaj seance nuk figuron çështja e misionit të BE-së për sundim të ligjit.

Të premten, qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin që i vazhdon këtij misioni mandatin edhe për dy vjet tjera por duket se dokumentet nga qeveria nuk kanë arritur ende në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nëse e kërkon Qeveria mund të mbahet një seancë e veçantë për EULEX-in.

http://kallxo.com/vetevendosje-nuk-e-pranon-mandatin-e-zgjatur-te-eulex/