Publikohen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTK

Radiotelevizioni i Kosovës ka bërë të ditur se kanë bërë përzgjedhjen e 18 këngëve që do të prezantohen në natën filane të festivalit të këngës në RKT.

Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK, “Fest 2023” do të mbahet më 26, 27 e 28 tetor 2023 në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të RTK-së, komisioni ka përzgjedhur 18 këngë të zhanreve të ndryshme.

Më poshtë janë emrat e këngëve dhe këngëtarëve finalistë që do të prezantohet në edicioni e parë të Festivalit të Këngës në RTK:

  1. “Shumë herë më nervozojnë” nga Agron Hajdari/Ingora,
  2. “Ajo” nga Albin Nikprelaj,
  3. “Dukat” nga Arbana Zahiti,
  4. “Oj Kosovë” nga Arbër Salihu,
  5. “Emri grua” nga Ariela Krasniqi,
  6. “Çmimi i dashnisë” nga Auron Deva,
  7. “Nuk më ke meritu” nga Adea Pula,
  8. “Një zemër për dy” nga “Agnus Dei”,
  9. “Merri” nga Ermal Demiri,
  10. “Shqip” nga Franc Koruni,
  11. “Po ju rrëfehem” nga Mentor Mripa,
  12. “Heroi im” nga Neki Emra,
  13. “Marrëzi” nga Nita Latifi,
  14. “Mendoj ku je” nga Saranda Alija,
  15. “Sekreti i tij” nga Teuta Statovci,
  16. “Ëndrrat s’kanë faj” nga “Urban Band”,
  17. “Trenat” nga Klea Dina,
  18. “Pa ty s’më rrihet” nga Hilmi Obërtnica.