array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e manipuluar e Kurtit duke kënduar 

Deklarata

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Bini tha per ket sezon kjo eshte zgjedhja per mu nxe pa hargjime” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se një deklaratë e tillë nuk është dhënë nga Kryeministri Albin Kurti. 

 

Artikulli

Më 26 dhjetor 2023, faqja e Facebook-ut, Breguidiellit Banesat E Kuqe (arkiva), ka publikuar një video-material në të cilën pretendohet se po këndon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Videoja mban mbishkrimin “Bini tha per ket sezon kjo eshte zgjedhja per mu nxe pa hargjime”.

Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e videos duke gjetur se është përdorë një fotografi e Albin Kurtit (arkiva), e cila është në autorësi të Getty Images e shkrepur më 15 janar 2020 në fshatin Reçak. E njëjta fotografi pas përdorimit të AI (Inteligjencës Artificiale) është kthyer në video-material.

Nëse shikohet videoja me kujdes, mund të vërehet se ajo është e manipuluar, sepse Kurti nuk ka kënduar ashtu si pretendohet në video. Gjithashtu zëri dhe imazhi nuk janë të sinkronizuara.

Në këtë video është përdorur zëri i këngëtarëve Agim Elmazi dhe Zeqir Elmazi në një video (arkiva) që është publikuar në vitin 2021.

Për të verifikuar nëse Kurti ka deklaruar një gjë të tillë, Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Kryeministri Kurti nuk ka deklaruar një gjë të tillë. Është e pavërtetë dhe lajm në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme”- ka thënë ai për Krypometër më 27 dhjetor 2023.

Në javën e fundit në Kosovë është duke u zhvilluar një debat publik lidhur me shifrat e fatrave të energjisë elektrike.