array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për deklaratën e Tomë Gashit

Deklarata

Çfarë e lidh vrasjen e Liridonës me rrahjen për vdekje të 18-vjeçarit? Flet avokati

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Çfarë e lidh vrasjen e Liridonës me rrahjen për vdekje të 18-vjeçarit? Flet avokati” është i rremë. Avokati i cituar në artikull, Tomë Gashi, në asnjë vend nuk thotë se dy rastet e vrasjeve kanë lidhje në mes tyre. I kontaktuar nga Krypometër, Gashi ka thënë se asnjëherë nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë, si është vendosur në titull të këtij artikulli. Ai ka thënë se rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe të Lulzim Fejzullahut i ka përmendur si raste kur duhet të merren vendime maksimale për fajtorët. 

Artikulli

Më 22 janar 2024, faqja e Facebook-ut “7 sekonda” (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Çfarë e lidh vrasjen e Liridonës me rrahjen për vdekje të 18-vjeçarit? Flet avokati”.

Artikulli është bërë bazuar në intervistë të dhëna nga avokati Tomë Gashi, i cili është edhe avokat i familjes së Lulzim Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy adoleshentë.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në faqe tjera të Facebook si Bota Sot (arkiva), Onpress (arkiva) dhe Lajm Al (arkiva).

Gashi në këtë intervistë e kishte përmendur rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, mirëpo nuk kishte thënë se të dy vrasjet kanë ndonjë lidhje mes veti, si potencohet në titullin e artikullit të shpërndarë në faqen “7 sekonda”. 

“Nuk kanë kaluar as dy muaj nga rasti trishtues i Liridonës, e planifikuar nga bashkëshorti. Imagjinoni vrasje me pagesë dhe mund të marrë një dënim jo të duhur. Dënimet e dhëna nga gjykatat tona nuk janë fare në proporcion me peshën e veprës penale”- kishte thënë Gashi.

Krypometër e ka verfikuar se Gashi, në intervistën e dhënë nuk kishte përmendur se dy rastet e vrasjeve kanë lidhje në mes tyre.

Për të verifikuar këtë informacion Krypometer ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi i cili ka thënë se ky informacion është i pasaktë.

“Unë në deklaratat e mia nuk kamë thënë që vrasja në Podujevë në të cilën unë përfaqësoj familjen e viktimës ka lidhje me vrasjen tjetër të Liridona Ademajt. Unë në deklarimet e mia kam kërkuar dënim maksimal për vrasjet mizore që po ndodhin në vendin tonë por nuk kam thënë asnjëherë që ka lidhje vrasja në Podujevë me vrasjen e Liridonës”- ka thënë ai.

Gashi ka ofruar edhe si provë statusin e tij (arkiva) të shkruar për vrasjen e Liridonës në të cilin ai nuk përmend ndërlidhje në mes të rasteve.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor 2023. Sipas dosjes së Prokurorisë, dyshohet se bashkëshorti i Liridona Ademaj kishte paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj. Dorasi, sipas Prokurorisë, ishte Granit Plava.

Kurse, Lulzim Fejzullahu ishte rrahur më 14 janar 2024 në Podujevë rreth orës 13:00. Fetahu ishte për gjashtë ditë në kujdesin inteziv në QKUK, por më 20 janar 2024 ka vdekur nga plagët e marra nga rrahja. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të dy të mitur. Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se është autorizuar zyrtarisht nga Rrahim Fejzullahu për ta përfaqësuar në cilësinë e të dëmtuarit në rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut.