array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Shqipëria nuk ka lëshuar në qarkullim kartmonedha me imazhin të Adem Jasharit

Deklarata

Parja më e bukur në botë!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e kartmonedhës 3,000 lek më imazhin e Adem Jasharit me përshkrimin “Parja më e bukur në botë!” është e rreme. Kjo kartmonedh nuk është zyrtare. Banka Kombëtare e Shqipërisë ka thënë se nuk kanë plan të hedhin në qarkullim ndonjë kartëmonedhë tjetër perveç atyre që janë ekzistuese.

Artikulli

Më 29 janar 2023, në faqen në Facebook, Kosova unike (arkiva) është publikuar një kartëmonedhe shqiptare me vlerë 3,000 lek që mban portretin e Adem Jasharit.

E njëjta është publikuar në muajin nëntor në faqet; Albanische Zeitungen (arkiva), Gazeta Shtatë (arkiva), Showbizi Shqiptar (arkiva), Mesazhi online (arkiva).

Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e fotos dhe ka gjetur se e njëjta është e fabrikuar duke ia vendosur portretin e Adem Jasharit.

Në ueb faqen e Bankës së Shqipërisë janë dhënë informacione se cilat kartëmonedha janë aktualisht në qarkullim dhe të dhënat tregojnë se një kartëmonedhë më vlerë 3,000 mijë lek me portretin e Adem Jasharit nuk është në qarkullim.

Më 18 dhjetor 2023, Krypometri ka kërkuar informacione nga Banka e Shqipërisë.

Nga kjo bankë kanë thënë se nuk kanë plan të hedhin në qarkullim ndonjë kartëmonedhë tjetër perveç atyre që janë ekzistuese.

“Banka e Shqipërisë me hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të fundit të serisë së re, 500 dhe 2,000 lek, ka realizuar përfundimisht plotësimin e serisë së re me 6 kartëmonedha. Secila prej kartëmonedhave, pjesë përbërëse e serisë me 6 prerje, ka tematikën e përcaktuar dhe pasqyruar në çdo njërën prej tyre. Aktualisht Banka e Shqipërisë nuk ka në planet e saj të shtojë në serinë e saj të sapo hedhur në qarkullim, ndonjë kartëmonedhë tjetër me kurs ligjor me përmbajtje të ndryshme nga ato që janë në duart e publikut”- thuhet në përgjigjen e dhënë për Krypometër.

Seria e re e kartëmonedhave Lekë përmban 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lek. Kjo seri u prezantua gjatë viteve 2019 – 2022.