array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për një akt pedofilie në Pejë 

Deklarata

Dyshime për akt pedofilie në Pejë”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Dyshime për akt pedofilie në Pejë” është i rremë.Prokuroria e Pejës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Krypometër se në këtë rast nuk ka rast të pedofilisë dhe nuk ka vepër penale.

Artikulli

Më 12/12/2023 faqja e Facebook “Pejë në Fokus” (Arkivi) ka shpërndarë një video material  (Arkivi) në të cilin thuhet se në qytetin e Pejës tek stacioni i autobusëve është filmuar një akt pedofilie.

Në material shihen një çift i ulur në një karrige dhe dy policë të cilët afrohen për t’i identifikuar.

Faqja pretendon se nga burime të Policisë kanë konfirmuar se në këtë rast ka një dyshim për akt të pedofilisë, pasi vajza është e mitur dhe burri në fjalë është rreth të 30-tave.

Krypometër ka kërkuar verzionin zyrtar të ngjarjes për të konfirmuar nëse në këtë  rast ka dyshime për pedofili dhe nëse ka viktimë të moshës së mitur.

Prokuroria e Pejës posedon raportet zyrtare të ngjarjes të cilat i janë dorëzuar nga Policia.

Shkodran Nikçi, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, pasi ka parë videon, i ka konfirmuar Krypometrit se pretendimet në material janë të rreme.

Nikçi fillimisht ka konfirmuar se personat që shfaqen në pamje nuk janë të moshës së mitur por janë persona të rritur.

 “Të dy janë të moshës madhore, vazja nuk është e mitur dhe djali nuk është i moshës madhore” – ka thënë Nikçi në deklaratë për Krypometër.

Sipas Kodit Penal organi i cili përcakton nëse në një sjellje ka një vepër të pedofilisë është Prokuroria e Shtetit.

Krypometër ka verifikuar nëse për këtë ngjarje ka të hapur ndonjë dyshim për pedofili.

Pasi është konsultuar me prokurorin kujdestar të ngjarjes, zëdhënsi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikqi ka konfirmuar se për këtë ngjarje nuk ka as dyshime e as hetime për pedofili. 

“Në prokurorinë e Pejës nuk ka rast penal për këtë ngjarje dhe as dyshime që është kryer ndonjë vepër e pedofilisë”- ka thënë Nikçi për Krypometër.

Për të verifikuar këtë informacion është kontrolluar edhe raporti 24 orësi i policisë dhe në të njëjtin nuk është gjetur një rast i hapur për pedofili në rajonin e Pejës.

Po ashtu, Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. 

Ai ka treguar se Policia ka dal në vend ngjarje dhe aty është kuptuar se nuk ka vepër penale për t’u hapur rast. 

“Nuk ka rast të hapur pasi që nuk ka vepër penale në këtë ngjarje. Kur ka dal policia është kuptuar kjo” – ka thënë Gashi. 

Sipas Gashit vepra nuk është hapur për shkak se nuk ka asnjë akt pedofilie në këtë ngjarje.