array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Raportimet me burime e të pasakta për vlerën e koeficientit

Deklarata

IndeksOnline (31.01.2023) – “Se vlera e koeficientit pritet të jetë 97 euro dhe kjo do të prezantohet nesër nga zyrtarët qeveritar”.

Nacionale (31.01.2023) – “Ekskluzive: Nacionales i tregojnë dy burime nga Kuvendi se vlera e koeficientit mund të jetë 103.17”.

Metro (31.01.2023) – “Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro“.

 

Media

Vlerësimi

Me kos

Informacioni i publikuar nga IndeksOnline, Nacionale, Metro e FrontOnline nuk është i saktë. Vlera e koeficientit i cili u bë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 1 shkurt 2023, nuk është 97 euro, as 97 deri 99 euro e as 103.17 euro por është 105 euro.

Artikulli

Më 31 janar 2023, IndeksOnline, Nacionale, Metro kanë raportuar me burime për vlerën e koeficientit në bazë të të cilit do të llogariten pagat e 80 mijë punëtorëve të sektorit publik. 

Media online “IndeksOnline” ka publikuar artikullin me titull Prezantohet nesër/ Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave. Brenda tij thuhet se burimet e IndeksOnline kanë thënë se “vlera e koeficientit pritet të jetë 97 euro dhe kjo do të prezantohet nesër nga zyrtarët qeveritar”.

Artikulli i njëjtë më pas është publikuar edhe nga FrontOnline.

Në të njëjtën ditë, media tjetër, Nacionale, ka publikuar artikullin “Ekskluzive: Nacionales i tregojnë dy burime nga Kuvendi se vlera e koeficientit mund të jetë 103.17”

Ndërsa media online Metro publikoi artikullin me titull “Nesër publikohet koeficienti i pagave, vlera pritet të jetë dëshpëruese, nga 97 deri 99 euro”.

Por informacioni i publikuar nga IndeksOnline, Nacionale, Metro e FrontOnline nuk është i saktë. Vlera e koeficientit i cili u bë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 1 shkurt 2023, nuk është 97 euro, as 97 deri 99 euro e as 103.17 euro por është 105 euro.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 5 janar 2023 Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është publikuar në gazetën zyrtare, ndërsa pritet të hyjë në fuqi më 5 shkurt 2023.

Projektligji i cili ka nxitur reagime tash e sa muaj, më 22 dhjetor 2022, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.

Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit. Kritikat e tyre, lidheshin kryesisht me mos caktimin e vlerës së koeficientit.