array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Punëtorët e komunës së Kamenicës kishin pranuar njoftimin për shkurtim të orarit gjatë Ramazanit

Deklarata

Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës ka pranuar telefonata të vazhdueshme si dhe kërkesa për pronocime, për çështjen e lirimit nga orari si dhe shtyerjen e fillimit të orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit. Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës

Komuna e Kamenices

Vlerësimi

Rrenë

Deklarimi i zyrës së Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj se nuk ishte marrë asnjë vendim për shkurtim të oraritë të punës gjatë muajit të Ramazanit dhe se “procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës” nuk ishte plotësisht i vërtetë. KALLXO.com e ka vertetuar se ishte dërguar një njoftim përmes emailit tek të gjithë punonjësit e Komunës së Kamenicës se punonjësit që agjerojnë mund të punojnë vetëm 7 orë, pra nga ora 9 deri në ora 16:00. Kjo është konfirmuar edhe nga Burim Kryeziu, menaxher i personelit, i cili e ka arsyetuar këtë vendim me faktin se të njëjtit nuk e shfrytëzojnë fare kohën e pauzës prej 1 ore. Edhe kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj e ka pranuar se është dërguar kjo email, por ka thënë se si kryetar ka kërkuar që e njëjta të tërhiqet dhe se orari duhet të mbahet i plotë.

Artikulli

Më 29 mars 2023, Komuna e Kamenicës bëri një reagim publik përmes Facebook-ut, duke iu përgjigjur interesimit të mediave pasi ishte raportuar se edhe kjo komunë ju ka mundësuar punëtorëve që agjerojnë të punojnë vetëm 7 orë.

Komuna që drejtohet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes mohoi se është bërë shkurtimi i orarit për punonjësit e administratës komunale gjatë muajit të Ramazanit.

“Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës ka pranuar telefonata të vazhdueshme si dhe kërkesa për pronocime, për çështjen e lirimit nga orari si dhe shtyerjen e fillimit të orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit. Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës” – thuhet në deklaratën e publikuar faqen zyrtare të komunës së Kamenicës në Facebook.

Pas këtij deklarimi, KALLXO.com ka vërtetuar se punëtorët e Komunës së Kamenicës e kanë pranuar një njoftim përmes emailit, në të cilën thuhet se punonjësit që agjërojnë mund të punojnë një orë më pak.

“Të gjithë besimtarëve të fesë islame urime Muaji i shenjtë i Ramazanit. Njëherit ju njoftoj se kolegët, të cilët agjërojnë, orari i punës do të jetë nga ora 09:00 deri 16:00” – thuhej në njoftimin e dërguar tek punëtorët e komunës.

I njëjti njoftim është konfirmuar edhe nga Burim Kryeziu, menaxher i personelit, i cili e ka përcjellur të njëjtin edhe në KALLXO.com si dëshmi.

“Vetëm të jemi të saktë, orari administrativ 7+1, zyrtarët agjërues kanë kërkuar, ata nuk e shfrytëzojnë drekën, kanë kërkuar që ora 12:00 deri 13:00 të jetë 08:00 deri 09:00, nuk kemi shkurtim të orarit, kemi zhvendosje të pauzës” – tha ai.

Ai ka thënë se zyrtarët që kanë punë me palë janë duke punuar nga ora 8:00.

“Punëtorët agjërues që nuk kanë kryesisht punë me palë, që janë kryesisht në zyre, vijën në punë në ora 09:00 deri në ora 16:00. Kjo është orari 7 orë punë efektive, e pauza 12:00 deri 13:00 nuk shfrytëzohet pasi nuk e shfrytëzojnë drekën. Zyrtarët që kanë punë me palë punojnë nga ora 08:00 ndërsa zyrtarët e bujqësisë po punojnë me orar të zgjatur për shkak të aplikimeve për subvencione” – deklaroi Kryeziu përmes telefonit.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe njëherë me kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ai e ka pranuar se ka qenë një email i dërguar tek punëtorët për shkurtim të orarti të punës gjatë muajit të Ramazanit.

“Ne nuk e kemi marrë asnjë vendim për shkurtim të orarit të punës, siç kanë bërë komunat e tjera, më saktësisht Komuna e Gjilanit, për ne orari i punës është siç ka qenë. Nëse më kujtohet saktë, personeli kishte pas dërguar një e-mail të tillë pa konsultim me zyrën e kryetarit dhe rrjedhimisht pa konsultim me mu si kryetar. Të njëjtën e-mail kam kërkuar që të tërhiqet dhe të respektohet orari i punës, ashtu siç është e paraparë”, ka thënë Rahimaj.

Në reagimin e komunës në Facebok, është thënë se procesi i punës vazhdon si zakonishtë, por kryetari i Komunës së Kamenicës nuk është i sigurt që orari prej orës 8:00 deri në ora 16:00 është duke u respektuar.

“Ne jemi mbi 200 të punësuar, nuk e di a respektohet orari nga të gjithë a jo sepse edhe jemi të ndarë nëpër objekte të ndryshme. Por, ne i kemi dërguar disa e-mail për respektim të orarit edhe para Ramazanit. Besoj janë duke e respektuar kërkesën tonë”, ka thënë Rahimaj.

Ditë më parë, një vendim për punonjësit që agjërojnë në Komunën e Gjilanit, kryetari Alban Hyseni mori vendim që të punojnë një orë më pak.

Për këtë, pati reagime në publik ndërsa, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal tha se do ta shqyrtojnë vendimin.