array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i pavërtetë për vrasjen e serbëve në Banjskë

Deklarata

Vra’sja e dy terrò’ristēve serb në terrítorin e Kosovës”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Vra’sja e dy terrò’ristēve serb në terrítorin e Kosovës” është i pavërtetë. Krypometër ka konstatuar se ky material është filmuar në Ukrainë e jo në ngjarjet e datës 26/10/2023 në Kosovë.

Artikulli

Më 25 shtator 2023, faqet e Facebook-ut “Fjala Press”, “Zemra e Diaspores”  dhe “Insajder” kanë publikuar një video me mbishkrimin “Video ekskluzive: Vra’sja e dy terrò’ristēve serb në terrítorin e Kosovës”. 

Faqet “Fjala Press”, “Zemra e Diaspores” dhe “Insajder” në postimin e tyre pretendojnë se videoja e publikuar është në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se në të shihet vrasja e terroristëve të grupit të armatosur. 

Krypometri ka verfikuar videon e publikuar dhe ka konstatuar se në video nuk është fshati Banjskë i Zveçanit. 

Videoja origjinale është nga luftimet në Ukrainë e publikuar në 23 shtator 2023 në faqen bitchute.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vrarë tre persona gjatë përleshjes së armatosur me një grup terrorist. 

Pamjet e publikuara nga Ministri Xhelal Sveçla në zonën ku kanë ndodhur vrasjet tregojnë për një terren tjetër i cili shtrihet përreth zonës së manastirit të Banjskës.

Krypometri ka kontaktuar me kabinetin e Ministrit Sveçla, në një përgjigje me shkrim nga kabineti, ka konfirmuar se këto pamje nuk janë të ngjarjeve të fundit në Kosovë.

“Nuk janë pamje të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë datës 26 tetor 2023”- thuhet në përgjigje. 

Një rreshter i Policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e datës 24/09/2023 nga terrositët e grupit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. 

Terrositët sulmuan Policinë e Kosovës e më pas u zhvilluan shkëmbime me armë në mes të organeve të rendit dhe terrositëve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e së paku tre terroristëve, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar.

Dushan Maksimoviq, Vlladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq u arrestuan të dielën si të dyshuar për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.

Policia e Kosovës ka gjetur armë të rënda dhe municione gjatë kontrollit në Banjskë të Zveçanit, ndër to dronë, granatahedhës, minahedhës, uniforma, pajisje ushtarake e automjete të blinduara.