array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për pijen magjike

Deklarata

“Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titullin “Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne..!?”, është i rremë. Dy profesionistë shëndetësor i kanë konfirmuar Krypometrit se protokollet mjekësore nuk e rekomandojnë një produkt të tillë.

Artikulli

Faqja e internetit “Gazetaime” ka publikuar një artikull me titullin “Pija “Ma.Gjike” Qe Sheron Cdo Sem.Undje, Receta Qe Doktoret Hezitojne Ta Tregojne..!?”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “Mesazhi Shqiptar”, “ Gazeta Lexo”, “Shqipëria”, “Onpress” dhe “Lajm Shqip”.

Sipas titullit të artikullit, një recetë me hudhra, qumësht e sheqer apo mjaltë shëron çdo sëmundje. Ky artikull  në përmbajtjen e tij ka udhëzimet për një recetë me hudhër, qumësht dhe mjaltë recetë kjo që sipas postimit shëron çdo sëmundje.

Më tutje, teksti pretendon se kjo recetë ndikon kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Specialisti i mjekësisë familjare, Dr. Besim Buda, i kontaktuar nga Krypometri ka konfirmuar se receta të tilla nuk kanë bazë shkencore dhe nuk mund të shërojnë sëmundje.

Dr. Buda tha se hudhra e qumështi kanë vlerat e tyre ushqyese dhe janë të mira për t’u konsumuar por nuk kanë efekt të ilaçit për të shëruar sëmundje.

Ai tregoi se ka marrë pjesë në një trajnim në Austri ku është shpjeguar se për t’u krijuar një ilaç, testohen 20 mijë formula, prej të cilave një ose dy mund të rezultojnë të suksesshme për të dalë në treg.

Doktori tha se receta të tilla nuk duhen besuar se kanë efekte të tilla, pasi që janë edhe pa bazë shkencore.

Për të verifikuar edhe më tutje këtë informacion krypometri ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan Dr. Agim Krasniqi. 

“Këta janë artikuj veç sa për like (pëlqime), përndryshe nuk janë të dëshmuara që kanë efekt te pacientët”- ka thënë Dr. Krasniqi në deklaratën për Krypometër me datë 29/08/2023.

Ai porositë se konsumimi i këtyre produkteve dhe përzierjeve pa konsultim me mjekun mund të kenë edhe efekte anësore në shëndetin e njerëzve 

“Nëse dikush ka diabet dhe përdorë një pije të tillë ajo, mundet me pasë efekt anësor shumë të keq për rritje të vlerave së glikemisë në gjak”- thotë Dr. Krasniqi.

Dr. Krasniqi shtoi se sipas mendimit të tij prej një profesionisti mjekësor, këta artikuj duhet të kontrollohen