array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për ilaçin Prostatol

Deklarata

sëmundja e prostatitit mund të shërohet në shtëpi

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se ky ilaç shëron prostatin lejohet për tu shitur në Kosovë pas një marrëveshje është i rremë. Burime zyrtare nga AKPMM, QKUK dhe dokumentet zyrtare kanë konfirmuar se një ilaç i tillë nuk lejohet të shitet e përdoret në Kosovë.

 

Artikulli

Faqja e internetit “Affmihaaff” ka shpërndarë një artikull me pretendime se sëmundja e prostatitit mund të shërohet në shtëpi duke përdorur një produkt të quajtur “Prostatol”, për të cilin thuhet se është zbuluar nga shkencëtarët turq.

Kjo përmbajtje është shpërndarë në faqen Simon Sanders 

I njëjti artikull pretendon se ky ilaç ka nisur të përdoret në Kosovë konform një marrëveshje për ta importuar atë pa detyrime doganore dhe pa tarifa shtesë nga prodhuesit”. 

Krypometri ka kontrolluar këtë informacion për të verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë.

Sipas ligjit, lejimi i një produkti mjekësor për tu importuar në Kosovë i nënshtrohet kontrollit nga Agjencia Kosovare për Pajisje dhe Produkte Medicinale.

Krypometri me datë 30/08/2023 ka kërkuar sqarime nga kjo agjenci për të konfirmuar nëse ky produkt është lejuar të importohet në Kosovë

Në përgjigjen e datës 30/08/2023 zyra për media e agjencisë ka konfirmuar se produkti “Prostatol” nuk posedon Autorizim Marketingu dhe nuk lejohet të importohet e shitet në Kosovë.

Krypometri me datë 30/08/2023 ka kontrolluar edhe në listën zyrtare të AKPMM-së për të verifikuar nëse ky produkt ka leje për tu shitur dhe importuar.

Në listën e publikuar në këtë agjenci produkti në fjalë nuk figuron si produkt me leje të shitjes dhe importit.

Krypometri ka kontrolluar edhe nëse ky ilaç është në protokollin kosovar për trajtimin e sëmundjeve. Ky protokoll i udhëzon mjekët se cilat barëra t’i përdorin në sëmundje të caktuara. 

Për të konfirmuar se ilaçi nuk është edhe në protokollin kosovar për shërimin e kësaj sëmundje Krypometri  me datë 30/08/2023  ka kontaktuar me Dr. Avni Fetahu, urolog në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

 

Urologu Fetahu ka thënë për Krypometër se një produkt të tillë nuk ua përshkruan pacientëve e as nuk e ka parë ndonjëherë. Atij i bëri përshtypje çmimi i produktit, që sipas doktorit është shumë i lartë.

Sipas protokoleve, Dr. Fetahu tha se ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe ato janë: Prosturo, Prostacare, e të tjera.

Edhe Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Dr. Petrit Nuraj në një deklaratë për Krypometrin me datë 30/08/2023 ka konfirmuar se nuk e përshkruan te pacientët këtë produkt.

“Ne nuk e udhëzojmë asnjë pacient të përdorë një ilaç të tillë”- ka thënë Nuraj për Krypometrin.