array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme për snajperistin

Deklarata

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar në faqet e Facebook-ut “ILirida News”, “albtime.com”, “News.AL”, “IFTARI.com”, “Revolta Shqiptare” dhe “Don’t you 20% me”, etj. është e rreme. Krypometri e verifikoi të njëjtën dhe ajo del të jetë publikuar në dhjetor të vitit 2020 në një faqe interneti që promovon armë.

Artikulli

Më 25 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “ILirida News” publikoi një lajm me titull “Snajperisti i Kosovës i cili i gjeti në birë të miut Çetnikët e Vuçiçit!”.

Bashkë me artikullin u publikua edhe një fotografi në të cilën shihet një person me uniformë dhe me një snajper.

Fotografia e njëjtë u publikua edhe nga faqet “albtime.com”, “News.AL”, “IFTARI.com”, “Revolta Shqiptare”, “Don’t you 20% me”…

Krypometri më 27/09/2023 verifikoi nëse fotografia e publikuar është e ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës. 

Kontrollimi i fakteve  zbulon se fotografia e cila u publikua në disa faqe të Facebook-ut, është e vjetër dhe në të nuk shpërfaqen Policë të Kosovës por pjestarë të ushtrisë Gjermane.

Ajo është publikuar më 28/12/2020 në ueb faqen “bundeswehr.de”, faqe e cila promovon armë. E njëjta faqe përmendë se fotografia ka një të drejtë të autorit të faqes “Bundeswehr/Maximilian Schulz”.

Prej kur në veri të vendit, më 24 shtator 2023, ndodhi një sulm nga një grup terrorist ndaj Policisë së Kosovës, shumë lajme dhe fotografi të rreme u publikuan në rrjete sociale, duke pretenduar se fotgrafitë janë nga vendi i ngjarjës, në Banjskë të Zveçanit.