array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme për ndriçimin e objektit të Komunës së Sarajevës me flamurin e Kosovës

Deklarata

Objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar nga disa faqe në Facebook në të cilat pretendohet se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, është e rreme. Objekti i shfaqur në këtë fotografi është i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjë e Hercegovinës. Gjithashtu, fotografia është manipuluar në mënyrë digjitale, duke ia vendosur flamurin e Kosovës një fotografie të vjetër të vitit 2019.

Artikulli

Më 27 shtator 2023, në disa faqe të Facebook u publikua një fotografi, në të cilën pretendohej se objekti i Komunës së Sarajevës, kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Lajmi u publikua në “Suhareka Online”, “Zeri”, “Televizioni Festa”, “albinfo.ch”, “Portali Alt”, “Kosova ime”, “Korrekt Press”, “Reçaku dhe UÇK-ja”, “Jeta n’Podujevë”, “07 Press”, “Gazeta Rozë”…

Fotografia e njëjtë, me të cilën pretendohej se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, u publikua edhe nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi.

Por, fotografia e publikuar në Facebook, me të cilën  pretendohet se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, është e rreme.

Krypometri më 27/09/2023 verifikoi se objekti i cili shihet në fotografi nuk është i Komunës së Sarajevës, por i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjithashtu, pasi është analizuar fotografia e publikuar, është vërejtur se ngjyra e kaltër e flamurit të Kosovës nuk është shpërndarë në mënyrë natyrale dhe vërehet se ngjyra e kaltër shtrihet me të njëjtën vijë edhe në tokë, të ndërtesës pa asnjë hijezim ose thyerje të dritës, indikacion ky që fotografia dhe flamuri në të është manipuluar në mënyrë digjitale.

Duke e përdorur Google Image Search është zbuluar fotografia e njëjtë e publikuar më 25 gusht 2019 në ueb faqen Klix.

Me ndihmën e programit Photoshop, është vendosur fotografia e vitit 2019 mbi fotografinë e publikuar sot me flamur të Kosovës dhe është vërtetuar se fotografia e vitit 2019 është 100% e njëjtë me fotografinë e publikuar sot.