array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Deklaratat e vjetra të gazetarëve e politikanëve që u përdorën për t’i lidhur me situatën aktuale në veri

Deklarata

Thoshin nuk guxon mo kama e POLICIT me shkel ne VERI

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Publikimi me titull “Thoshin nuk guxon mo kama e POLICIT me shkel ne VERI” është e nxjerrë nga konteksti. Krypometri ka verifikuar se deklaratat janë thënë në një kontekts tjetër dhe nuk lidhen me ngjarjet në fshatin Banjskë. Deklaratat e tyre janë bërë shumë kohë para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë. Në video janë shtrembëruar mbiemrat e analistëve dhe politikanëve, disa prej të cilëve janë kthy rrejshëm në mbiemra serb.

Artikulli

Më 1 tetor 2023, faqja e Facebook-ut Everyday Kosovo (arkiva) dhe Qikat Shqiptare (arkiva) kanë publikuar një video në të cilën protagonistë janë gazetarët: Lirim Mehmetaj, Baton Haxhiu, dhe Valon Syla, analisti Dardan Gashi si dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Video përmban përshkrimin “Thoshin nuk guxon mo kama e POLICIT me shkel ne VERI”.

Në këtë video, gazetari Mehmetaj dëgjohet duke thënë se flamurat [e Kosovës] do të hiqen nga veriu dhe do të vendosen të tjerët.

Gazetari Haxhiu dëgjohet duke thënë “sot ata kanë shkuar, por nuk do të shkojnë më [në veri]”, përderisa gazetari Syla dëgjohet teksa pajtohet me të.

Ndërsa, analisti Gashi dëgjohet duke thënë se e ka mik Rashiqin dhe është i lumtur që e ka.

Ndërkaq krerët e PDK-së dhe LDK-së janë dëgjuar teksa i bëjnë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i arrestojë kriminelët në veri të vendit.

Mirëpo, këto deklarata të përdorura në video, janë nxjerrë nga konteksti. Këto deklarata janë thënë disa muaj më parë dhe nuk lidhen me situatën e cila ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Gazetari Mehmetaj, në emisionin DebatPlus i transmetuar më datë 6 qershor 2023, kishte folur në lidhje qëndrimet e disa analistëve të cilët sipas tij, ndikohen nga Kurti.

“Këta nuk e kanë asnjë qëndrim, këta janë komplet të pasinqertë. Edhe këta të njëjtit, kanë me u hekë flamurat, kanë me u vendosë flamurat tjerë, ka me pranu e shohim të premten, Kurti pra do ta dëgjojë popullin dhe do t’i kthehet aleancës me SHBA-të, ka me vazhdu procesi i normalizimit në Bruksel, dhe këta persona të njëjtë kanë me vazhdu me i rindërtu argumentet varësisht qysh ju thotë kryeministri Kurti”- kishte thënë Mehmetaj.

Ndërsa, gazetari Haxhiu përderisa fliste për kryetarët e rinj të katër komunave në veri të vendit në emisionin Pressing i transmetuar me datë 26 maj 2023, thoshte se ata nuk do të shkojnë më në objektet komunale, ndërkaq pak minuta më vonë, Syla pajtohet me atë se çka ka deklaruar parafolësi i tij.

“Sot kanë shku ata edhe i ka dërguar policia, më nuk shkojnë dhe ky është rezultati i kësaj dite, e presim të hënën, të martën e sa të duash, më nuk shkojnë. Ky është rezultati i kësaj dite”- ka deklaruar Haxhiu.

Kurse deklarata e analistit Gashi, ishte shpërndarë edhe në të kaluarën duke u pretenduar se ai ka thënë se është mik me Kryetari e Listës Serbe, Goran Rakiq. Mirëpo Gashi ka folur për Nenad Rashiqin, ish ministër në dy mandate në kohën e Hashim Thaçit dhe tash ministër edhe në kabinetin e Kurtit.

Këtë gjë e pati pohuar për KALLXO.com edhe vet Dardan Gashi, i cili kanë thënë se në debat e ka përmendur emrin e Nenad Rashiqit.

“As që është përmendur Rakiq. Kjo është bë me qëllim”– ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ndërkaq, Krasniqi i PDK-së dhe Abdixhiku i LDK-së deklarata e përdorura në video, i kishin thënë në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri të vendit dhe raportet me SHBA-të, më 2 qershor 2023.

Në video janë shtrembëruar mbiemrat e analistëve dhe politikanëve, disa prej të cilëve janë kthy rrejshëm në mbiemra serb. 

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës, me ç’rast Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike, Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda dhe një arsenal të madh të armatimit ushtarak që i takonte këtij grupi terrorist.

Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori 2023, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.

Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.