Nga një vizitë e mëhershme e Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë

Kryeminstri Malazez Viziton Kosovën, Diskutohet për Temat e Interesit Dypalësh

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën me 6 shkurt të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, këshilltari për media i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

Sipas tij, në këtë vizitë zyrtare të shefit të qeverisë malazeze do të diskutohet për të gjitha çështjet.

“Kryeministrit i Malit të Zi z.Markovic me 6 shkurt do të vjen në vizitë zyrtare në Kosovë. Do të bisedohet për të gjitha temat e interesit dypalësh”, tha Matoshi për KALLXO.com.

Një prej temave me interes dypalësh është edhe çështja e demarkaciont me këtë shtet fqinj.

Kosova ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, ndërsa ky shtet fqinj ka kohë që e ka bërë këtë në parlamentin e tij.

Kryeministri Haradinaj dhe partia e tij janë kundërshtuesit më të mëdhenj të marrëveshjes për demarkacionin që është nënshkruar në gusht të 201-ës5.