Tërmet 4.3 shkallë në Mal të Zi

Një tjetër tërmet ka goditur Malin e Zi, me magnitudë 4.3, sipas Qendrës Europiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS).

Tërmeti ka ndodhur të martën, më 02.04.2024 në orën 21:07.

Epiqendra e tij ka qenë 78 kilometra në veriperëndim të Podgoricës dhe 22 kilometra në verilindje të Bileca të Bosnje e Hercegovinës. Ndërsa, thellësia e tërmetit ka qenë 7 kilometra.

Mali i Zi është goditur nga dy tërmete të tjera gjatë muajit të kaluar, më 14.03.2024 dhe 16.03.2024.

Nuk është raportuar asnjë viktimë nga këto dridhje të tokës.