KQZ - Valmir Elezi - 19.05.2019

KQZ - Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Të gjitha vendvotimet e katër komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 07:00.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media duke theksuar se edhe fletëvotimet janë shpërndarë sipas planifikimeve.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet janë shpërndarë sipas planifikimeve”, tha Elezi.

Tutje ai tha se në këto katër komuna, numri i qendrave të votimit është 44 më gjithsej 87 vendvotime.

“Numri i qytetarëve me te drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017”, tha zëdhënësi i KQZ.

Zgjedhjet në këto komuna janë duke u mbajtur pas dorëheqjes së kryetarëve shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.