Sportel-Prishtine

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës në sportelet e gjendjes civile, do punohet edhe të shtunën

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më 1 shtator do zgjasë orarin e punës në sportelet e gjendje si në vijim, duke punuar edhe të shtunën.

Nga e hëna në të premten do të punohet në oraret 08:00 – 17:00,  ndërsa të shtunën nga 09:00 – 12:00, me mundësi zgjatje.

“Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve”- thuhet në njoftim.

Tutje, nga komuna theksohet se për mërgimtarët, po mundohen të ofrojnë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Përpos sporteleve, qytetarët mund të pajisen me dokumente edhe përmes platformës E-Kosova, përmes E-kioskut, por edhe të marrin dokumentin në ndonjë komunë tjetër nëse paraprakisht janë të regjistruar në sistem.