Komuna e Prishtinës ndan 500 mijë euro për tri mbikalime të përkohshme në ‘Aktash’, ‘Lakrishtë’ dhe ‘Arbëri’

Komuna e Prishtinës planifikon të ndaj rreth 500 mijë euro për ndërtim të përkohshëm të mbikalimeve në lagjet ‘Aktash, ‘Lakrishtë’ dhe ‘Arbëri’.

Afatet kohore për përfundim të këtij tenderi janë 120 ditë nga dhënia e tij.

Sipas detajeve në dosjen e tenderit, Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata për punë të ngjashme, në vlerë minimale prej 700,000.00 euro në 3 vitet e fundit.

Po ashtu, për kryerje të këtyre punëve, pperatori ekonomik duhet të angazhoj  personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikimet shkollore si: Menaxheri i projektit inxhinier i diplomuar i ndërtimit (drejtimi konstruktiv) – 5 vite përvojë pune pas diplomimit, udhëheqës i punishtes -Inxhinier i dip.i ndërtimtarisë , drejtimi  konstruktiv – 3 vite përvojë pune pas diplomimit, Një inxh.i gjeodezisë (inxhinier ose bachelor) drejtimi gjeodezisë – 3 vite përvojë pune pas diplomimit, dy teknik  drejtimi- ndërtimtari dhe një teknik drejtimi i makinerisë.

Gjithashtu, Operatori ekonomik duhet të ofroj dëshmi të kënaqeshme Autoritetit Konktraktues (Komunës) se qarkullimi bankar, gjatë tri viteve të fundit ka qenë jo me pak se 900,000.00 euro.

Kriter për dhënie të këtij tenderi është operatori ekonomik që ofron çmimin më të ulët.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për vitin 2023 pritet të alokojë 40 milionë euro nga buxheti, për projekte të Investimeve Kapitale.