Eliza Hoxha: Që 2 vjet nuk punon sistemi elektronik i votimit në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në diskutimin rreth problemeve të Kodit Civil e ka ngritur edhe çështjen e sistemit elektronik në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se që dy vjet ky sistem nuk punon dhe rrjedhimisht nuk dihet kush çka voton.

“Në aspektin perceptiv, nga jashtë, Vetëvendosje i ka votat gjithmonë, s’po flas për Kodin Civil por për çdo ligj dhe nënkuptohet që i ka numrat dhe rrjedhimisht i kalon të gjitha ligjet vet, gjë që nuk është e vërtet sepse në shumë raste kam votuar edhe vet pro ligjeve të caktuara” – ka thënë Hoxha.

Sipas saj problemi me sistemin elektronik në Kuvendin e Kosovës bënë që ajo si deputete nuk dihet se për çfarë ka votuar pro apo kundër.

“Prandaj unë si Elizë, nuk kam nevojë me ja votu VV-së edhe Albin Kurtit, Kodin Civil kur nuk më figuron emri. Nëse unë du me pas një bindje temën, duhet mu bind që unë kam kontribu për një çështje të caktuar për një komunitet të caktuar”, ka thënë Hoxha

Ajo ka thënë gjithashtu që si opozitë nuk janë duke e votuar asnjë ligj këto javët e fundit për shkak të këtij telashi.