LVV pret që në vitin e ardhshëm të votohet Kodi Civil

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka vlerësuar se viti 2023 ka qenë pozitiv sa i përket miratimit të projektligjeve.

Ajo shton se kanë hasur në sfidë me refuzimi i opozitës për të votuar ligjet.

“Sa i përket kuorumit kemi pasur sfida, ka pasur raste kur deputetet që janë bërë nëna dhe me mungesën e një ose dy deputetëve pamundësohej kuorumi. Vazhdon të jetë sfidë sepse opozita refuzon të merr pjesë në votime të projektligjeve, por kanë refuzuar të jenë dhe pjesë e grupeve punuese, e pastaj i sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese” – deklaroi Kusari Lila

Kusari-Lila thotë se deputetët e kanë obligim kushtetues draftimin, plotësimin dhe votimin e ligjeve.

Për Kodin Civil ajo thotë se ende nuk u miratua në Qeveri për shkak të rrethanave të ndryshme.

“Ekziston bindja se është projektligj qe duhet të ketë mbështetje më shumë se të pozitës, viti i ardhshëm është viti final dhe besoj që në vitin e ardhshëm ta miratojmë në dy lexime”, shtoi ajo.