Foto: Atdhe Mulla
Glauk Konjufca: Politizim Është Mosdhënia e Përgjegjësisë, Jo Debati në Kuvend
16.3.2018 - 17:04
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur në lidhje me deklaratat e deputetëve të Kuvendit se po politizohet çështja e hetimit të vdekjes në burg së ish aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
Sipas tij tema që po diskutohet sot nuk e politizon rastin, por se mosdhënia e përgjegjësisë është politizim i rastit.
“Politizim është që s’ka dhënë kurrkush përgjegjësi. A ma tregoni një person, prej Kryeministrit e deri te gardiani I dhomës në krahun e Astirit, kush ka dhënë përgjegjësi në këtë shtet për vdekjen e Astrit Deharit? Tregomani një person. Qeky është politizim I sistemi gjyqësor, jo tema që po e trajtojmë këtu”, tha shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.