Rreth Ambasadorit Cliff Të Përbashkuar!
“Mos e dhij punën”, ishte shprehur Jacobson në një tryezë në Prishtinë pasi që durimi i ndërkombëtarëve, por edhe i qytetarëve të Kosovës, dukej në të sosur.
Edhe pse jo aq vrazhdtë, këtë javë, ambasadori Cliff u shfaq gjithashtu i frustruar.
Analistët në Kosovë e kanë mirëpritur deklaratën e ambasadorit Cliff, dhe e kanë vlerësuar atë si “deklaratë të një njeriu të përgjegjshëm”.
Muharrem Nitaj thotë se kritika e ambasadorit britanik për mos thirrje të seancës se kuvendit duhet të përsëritet edhe nga pjesëtarët e tjerë të korit diplomatik në Kosovë.
Në shumë raste në të kaluarën diplomatët e huaj kanë qenë autoriteti që ka bërë që liderët të largohen nga qëndrimet e betonuara për cështje të caktuara.
“Unë pres që ky të jetë qëndrim i gjithë korit diplomatik në Prishtinë. Duhet të thuhet qartë nga të gjithë se askush nuk mund ta bllokojë krijimin e kuvendit, sepse tashmë nuk ka asnjë pengesë, as formale, për krijimin e tij”, tha Nitaj.
Liderët e partive të bllokut, javën e kaluar kanë marrë vendim për të votuar kandidatin e nominuara nga Partia Demokratike e Kosovës, në mënyrë që më pas qeveria të konstituohej nga shumica parlamentare.
Por, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, një ditë pas vendimit të bllokut, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se pavarësisht vendimit për të votuar kandidatin e PDK-së, ai ka thënë se nuk do të ketë konstituim të institucioneve pa marrëveshje me PDK-në.
Për më tepër, kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të thirr vazhdimin e seancës konstituive.
Edhe Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se kjo deklaratë është arsyeshme dhe pret reflektim nga ana e PDK-së pasi që, sipas tij, ky subjekt politik në vazhdimësi ka thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë mendoj që është një deklaratë shumë e arsyeshme, sepse, deri tani kemi pasur deklarata të vazhdueshëm nga PDK-ja dhe të Zyrës së Presidencës se duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, tani më kemi një reflektim nga ana e bllokut për të përkrahur kandidatin nga radhët e PDK-së, por tash nuk po thirret seanca”, tha Selmanaj.
Sipas tij, tendenca për ta lidhur çështjen e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve me themelimin e qeverisë është e gabueshme dhe është tërësisht rreth interesave të ngushta politike të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Këto dy pushtete janë të ndara më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe si e tillë duhet të trajtohen si të ndara”, shtoi Selmanaj.
Deklaratën e Ian Cliff e ka përkrahur edhe ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch i cili ka thënë se nuk ka nevojë që zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit të lidhet me ndonjë marrëveshje paraprake ndërmjte liderëve të vendit për formimin e qeverisë.