LAN-i dhe Vetëvendosje Nesër Nënshkruajnë Marrëveshjen
09.9.2014 - 16:43
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të mërkurën në orën 13:00 do të bëhet publike marrëveshja e arritur në mes koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes “Vetëvendosje” për krijimin e qeverisë së ardhshme të vendit.
“Nesër, më 10 shtator, Koalicioni LDK-AAK-Nisma do të bëjë publike marrëveshjen më Lëvizjen ‘Vetëvendosje’”, thuhet në njoftim.
Shpallja e kësaj marrëveshjeje bëhet në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së.