Me cilat projekte do ta kushtëzojë votën për buxhet Bajrush Ymeri i LDK-së?

Nënkryetari i Komunës së Artanës, i cili po pretendon një ulëse në kuvendin e Kosovës pasi po garon për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Bajrush Ymeri në një intervistë për KALLXO.com, ka treguar se do të tregohet lokalist sa i takon kushtëzimit të votës së tij për buxhet.

Ai thotë se nëse merr mandatin për deputet dhe besimin e qytetarëve që t’i përfaqësoj ata në kuvend, do të shtyjë përpara kauza të ndryshme ndër to edhe zhvillimin ekonomik.

Në Komunën e Artanës, sipas Ymerit ndër problemet kryesore janë, papunësia dhe zhvillimi ekonomik.

Ai madje thotë se kjo komunë është lënë pas dore.

Tutje, Bajrush Ymeri i është përgjigjur edhe temave specifike të KALLXO.com, tema këto që morën vëmendje mediatike e u diskutuan shumë në shoqëri.

Ai thotë se është për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës si dhe për ndërtimin e autostradës së dukagjinit.

Për bartjen e shamive në shkolla dhe martesat në mes të gjinisë së njëjtë ai thotë se është kundër.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Bajrush Ymerin:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Bajrush Ymeri: Njëra nga problemet që po ballafaqohen qytetarët është papunësia e madhe dhe zhvillimi ekonomik është një nga kërkesat e mëdha, nëse unë do të bëhem deputet kauza që do të mbëstes do të jetë zhvillimi ekonomik.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Bajrush Ymeri: Prioritet do të jetë pozita e deputetit por pasaj në konsultim me partinë do të shohim.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Bajrush Ymeri: Po taksat që kanë drejtpërdrejt, që prekin qytetarët tanë e interesat e tyre duhet të ulen dhe taksat që kanë qëllim luksin duhet me i rritë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Bajrush Ymeri: Natyrisht prioritet duhet të u jepet atyre që janë më me rëndësi, ka amendamente që prekin çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovës, për shembull e amendamente për Ushtrinë e Kosovës, Trepçës dhe natyrisht një tjetër amendament që kisha dashtë me propozu dhe me pas ndryshime te punëtorët privat.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Bajrush Ymeri: Komuna e Novobërdës, e ka problem zhvillimin ekonomik, papunësinë, bujqësia edhe pse është shtyllë nuk ka mbështetje, një sektor tjetër është edhe turizmi rural.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Bajrush Ymeri: Jo. Asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Bajrush Ymeri: Jo, asnjëherë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Bajrush Ymeri: Sigurisht shtresat që janë të lëna anash.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Bajrush Ymeri: Në këtë drejtim është punuar mjaft, janë angazhuar mjaftë nuk është që ska pasur progres, kërkohet angazhim edhe më i madh sidomos me punu shumë në vetëdijesimin e qytetarëve që të mbrojmë ambientin si dhe vetëdijesimin e kompanive të mëdha që ndotin ambientit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Bajrush Ymeri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Bajrush Ymeri: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Bajrush Ymeri: Vet.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Bajrush Ymeri: E vetmja pozitë që mbaj është nënkryetar i komunës dhe nëse zgjidhem këtë pozitë nuk më takon me mbajtë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Bajrush Ymeri: Të hyrat mujore janë 750 euro në muaj.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Bajrush Ymeri: Jo. Krejt çka kam pasur ka qenë trashëgimi me familjen, por pse jo bën.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Bajrush Ymeri: Vetëm në spitale publike.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Bajrush Ymeri: Spitale publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Bajrush Ymeri: Në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Bajrush Ymeri: Jo nuk kam asnjë të punësuar dhe nuk besoj që kam interes me i punësu.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Bajrush Ymeri: Po tash, interes i imi dhe i gjithë qytetarëve është që Trepça të funksionalizohet ashtu siç duhet dhe cila do ë të jetë formë më e mirë do ta pranoj.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Bajrush Ymeri: Ndoshta meqë komuna jonë është lënë anash ndoshta do të tregohem lokalist por edhe me prioritete që janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilën keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Bajrush Ymeri: Sigurisht në shumë sfera është punuar shumë, por ajo që më së shumti po na pengon është ikja e rinisë, do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Bajrush Ymeri: Cdo seancë nga një.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Bajrush Ymeri: Cdo muaj nga një.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Bajrush Ymeri: Sipas ligjit që është paraparë duhet me respektu.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Bajrush Ymeri: Varësisht nga nevoja.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritët aktakuzë?

Bajrush Ymeri: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Bajrush Ymeri: Nëse na vjen po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Bajrush Ymeri: Ndoshta me 15 është numër i vogël por si të propozohet do ta përkrah.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Bajrush Ymeri: Në asnjë mënyrë.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Bajrush Ymeri: Gjithmonë

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Bajrush Ymeri: Gjithmonë.