Kandidati i PDK-së: Në fazën e tanishme Telekomi nuk mund të mbijetoj

Kandidati për deputet nga Komuna e Ferizajt, Gazmend Bytyçi ka premtuar se kauza e tij kryesore ashtu siç është e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë lufta kundër nepotizmit dhe korrupsionit.

Ai ka treguar se për shkak të përvojës që ka si asamblesit në Kuvendin Komunal në Ferizaj, mendoj se do të mbaj edhe postin e deputetit, pa kaluar në ndonjë pozitë tjetër.

Në këtë intervistë, Bytyçi ka folur edhe për taksat të cilat sipas tij duhet të rriten dhe ato të cilat duhet të ulen në Kosovë.

“Taksat që duhet të rriten janë për materialet e luksit, mendoj se duhet të rriten taksat për alkool, kafen dhe të tjerat, ndërsa më të ulta duhet të jenë për gjërat elementare, flas për ushqimin e përditshëm”, ka thënë ai.

Përgjigje konkrete Bytyçi nuk kishte për tri amandamentet e para të cilat do t’i propozoj në Kuvendin Komunal.

“Nuk kam ndonjë plan të saktë për amandamente por do të punoj shumë në fushën e kulturës, dhe në amandamentimin e ligjit për vlerat e luftës sepse ka hapsirë, do të mundohem që të bëjë edhe harmonizime të ligjeve, por që fushëveprimi im kryesor do të jetë në kulturë”, ka thënë ai.

Bytyçi në këtë intervistë ka folur edhe për tri problemet kryesore me të cilat përballet komuna e Ferizajt.

“Ajo që është problem primar është çështja e ambientit, duhet të merren shumë më seriozisëht, është çështja e ujit, dhe zbatimi sa më i mirë i ligjit”, ka thënë ai.

Bytyçi ka bërë të ditur se nuk ka gjasë që ai të ndërroj partinë e tij përderisa ka treguar se mund të ketë rast kur do të votoj kundër grupit të tij parlamentar.

Kandidati për deputet ka treguar tutje se planifikon të përfaqësoj grupin e njerëzve që merren me kulturë, pasi sipas tij, mund të jetë një zë i mirë për ta.

Sipas Bytyçit, ndotja e ambientit nuk është temë për të cilën një deputet nuk mund të bëjë shumë.

‘ Nuk mendoj se një deputet mund të bëjë shumë sepse nuk është në pjesën ekzekutive të zhvillimit të këtyre politikave, por do të angazhohem shumë që të bëjë trysni tek miratimi i buxheteve’, ka thënë ai.

Ndërsa informacione të sakta nuk kishte as për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr.

‘Nuk kam ndonjë bindje të saktë për këtë, unë ende nuk kam informacione të mjaftueshme se sa do të jetë saktë kosto e tij, ose nëse ne mund të vazhdojmë pa një termocentral të tillë’, ka treguar ai.

Ndërsa, kur është pyetur rreth djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, Bytyçi ka thënë se kjo është e ndaluar me ligj.

‘Kjo është e ndaluar me ligj, ligji për mbrojtje kundër zjarrit e përcakton saktë se është e ndaluar djegja  e qymrit nëpër shtëpi apo nëpër objekte dhe insitucione. Kjo duhet të ndalohet menjëherë, të gjitha komunat duhet të marrin masa që të mos përdoret qymyri për djegje nëpër shtëpi ose në isnsticione’, ka thënë kandidati për deputet.

Ai është shprehur se është edhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës, dhe se sipas tij duhet të punohet më shumë që të ndalohet përdorimi i tyre.

Në këtë intervistë, Bytyçi ka folur edhe për shitjen e Telekomit të Kosovës.

‘Mendoj se Telekomi me një riorganizim mund të jetë një aset shtetëror i cili mund të funksionoj, në këtë fazë çfare është nuk mendoj se do të mund të mbijetoj, prandaj mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të jetë aset shtetëror i Republikës së Kosovës.

Bytyçi ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

‘Mendoj që në Kosovë nuk ka nevojë më për asnjë autostradë, me kaq hapsirë të vogël sa ka Kosova, nuk ka nevojë për autostrada të tjera, të gjitha ato mjete duhet të destinohen në arsim në shëndetësi dhe në kulturë’, ka thënë ai, duke treguar tutje se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Sipas Bytyçit, tarifa me Serbinë e ka bërë efektin e saj, por ajo duhet të vazhdoj derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet.

Bytyçi ka treguar se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës, ndërsa kur ka folur rreth mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna kur atyre nuk u akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit, ai ka thënë se është për që në ato Universitete të ketë kualitet, derisa ka vazhduar të tregoj se është kundër monopolit në homologim.

Kur është pyetur nëse është për apo kundër martesave në mes gjinisë së njejtë, Bytyçi nuk ka dhënë ndonjë koment duke thënë se kjo është e përcaktuar me ligj, ashtu siç është përgjigur edhe për bartjen e shamive nëpër shkolla.

Sipas Bytyçit duhet të ketë kuotë për deputet nga diaspora, derisa ka treguar se është për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës.

Qëndimin e tij Bytyçi e ka tregur edhe rreth kartonit të gjelbër për diasporën.

‘Nuk kam shumë informacion se si funksionon çështja e sigurimeve, por është një prej paradokseve tona të mëdha , që qytetari ynë kalon shumë shtete nuk paguan sigurim të kartonit, përveç se në Kosovë, në vendin e tij’, ka thënë ai.

Ai ka treguar se fushtën e tij si kandidat për deputet do ta financoj me shpenzimet të tij dhe të gruas së tij, por ka treguar se do të bëjë një fushatë modeste pa shpenzime të mëdha.

Bytyçi ka treguar se tani ka një vend pune, dhe ka premtuar se do të bajë nje vend pune edhe nëse e merr postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

‘Kam një vend pune dhe dua të besoj se do të mbaj një vend pune sepse nuk mund të jem super men që të mbaj 3 ose 4 vende pune’, ka thënë ai.

Ai në këtë intervistë ka bërë të ditur edhe pasurinë e tij, të cilën ka thënë se e ka të përbashkët me gruan e tij.

‘Kam një trashëgimi nga babai, një truall 20 ari, një tokë 30 ari dhe në zabel 55 ari. Ndërsa pasuria që kam blerë janë 11 ari në fshatin tim, dhe tani me nusen jemi duke e blerë një banesë’, ka thënë ai.

Ai ka treguar se deri më tani kur ka pasur nëvojë ai dhe familjarët e tij janë shëruar në spital publik, e këtë ka premtuar se do ta bëjë edhe pasi që të merr postin e deputetit.

Bytyçi ka treguar se të tre femijët e tij shkojnë në shkolla publike, përderisa ka vazhduar të flas për punësimin e familjarëve të tij në rast se merr postin e deputetit.

‘Nusja dhe unë punojmë, ndërsa në familjen e gjerë ka të pa punë , por një deputet nuk mund të punësoj apo të hap vende pune’, ka thënë Bytyçi, ku ka vazhduar të tregoj se sipas tij Trepça nuk duhet të privatizohet por duhet të mbetet nën qeverisjen shtetërore.

Ai ka premtuar se do të lë gjurmë si deputet i Kuvendit të Kosovës me përfaqësimin që do të mundohet t’i jap rajonit të Ferizajt.

Numër të saktë Bytyçi nuk kishte se sa pyetje parlamentare do të parashtroj brenda një viti në Kuvendin e Kosovës, e as numrin e takimeve me qytetar që do t’i mbajë gjatë një viti.

Sipas Bytyçit, veturat më të vjetra se 10 vite të cilat importohen në Kosovë janë të dëmshme.

Ai ka treguar se do të mundohet që të ketë sa më shumë dëgjime publike në komisionet ku ai do të marrë pjesë, derisa ka treguar se në rast se ndaj tij ngitet aktakuë do të jap dorëheqje.

Ndërsa kur është pyetur nëse do të votonte rrëzimin e qeverisë në rast se ndaj kryeministrit ngitet aktakuzë ai ka thënë se nuk beson se Kosova do të vijë në situate të tilla.

‘Nuk e besoj se Kosova do të vijë më në këto situata, ka qenë një shembull i mirë i kryeministrit Haradinaj që të mos shkoj me aktakuzë edhe pse ai ka qenë vetëm i ftuar’, ka thënë ai.

Bytyçi ka thënë se Qevveria duhet të ketë sa më pak ministri, përderisa nuk kishte numër konkret as për numrin e zëvendësministrave.

Bytyçi ka premtur se do të votoj për anëtarsim në borde të ndërmarrjeve publike vetëm personat të cilët i plotësojnë kushtet për emërim.

Sipas kandidatit për deputet, PDK i ka publike fondet e partisë, ndërsa ka premtuar se do të bëjë publike faturat e shpenzimeve në Kuvend apo në Ministri.

‘Nuk e di as çfarë shpenzime me par të buxhetit të kuvendit ka një deputet, por nëse do të ketë ndonjë shepnezim që e mbulon kuvendi do ta bëjë publike’, ka thënë Bytyçi.

`