‘Jo të gjitha mediat shpërndajnë lajme të rreme’

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezantuar sot Raportin e Deziformimit, i cili përshkruan përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativet e tij.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara, KMShK, në panelin e diskutimit për raportin e deziforimit, “Vorbulla e Rrenave”, ka marrë shembull sulmin në Banjskë, për të cilën tha se në ditën e 24 shtatorit, janë publikuar fotografi që s’kanë pasur të bëjnë fare me ngjarjen.

“E kemi rastin më të freskët në sulmin në Basnjkë, ku gjatë asaj dite janë publikuar fotografi që nuk kanë pasë të bëjnë me Banjskën, janë publikuar fotografi nga Ukrainë apo ku ta di unë. Por edhe një ditë apo dy më vonë, kemi pa informata të rreme për shkak të mos konfirmimeve zyrtare” – tha Mushkolaj.

“Nuk duhet me ndodh që gazetarët të propagandojnë dhe të bëhen palë në lajm, aty nuk je më gazetar, ky vazhdon të jetë problem. Një gazetar ka shku me raportu atje dhe jo me bo fotografi me Njësinë Speciale, ti je shku me raportu dhe kjo është një problem që mediat duhet me u marrë me të. Për mu është problem kur shoh foto të tilla sepse janë fotografi që më shumë bëjnë dëme”, – deklaroi Mushkolaj.

Përderisa nga D4D, Rrezarta Delibashzade Krasniqi, tha se duhet bërë dallimi mes mediave sepse jo të gjitha shpërndajnë lajme të rreme.

“Lufta jonë kundër deziformimit nuk është luftë vetëm në Kosovë por të gjithë botën. Jo të gjitha mediumet bëjnë lajme të rreme për këtë qytetarët duhet ta bëjnë ndarjen” – tha Delibashzade Krasniqi.

Ajo ka shtuar se pos dezinformatave, D4D përcjell edhe gjuhen e urrejtjes, e cila është prezente në rrjete sociale.

“Ndonjëherë edhe analistët nëpër debate bien pre e dezinformatave dhe këto për qytetarët merren si të mirëqena. Rreziku më i madh është familjarizimi i qytetarëve me çrregullimin e informacioneve dmth ata e marrin si të mirëqenë lajmin sepse po ju komunikohet përmes kanaleve të informimit” – tha tutje ajo.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezantuar sot Raportin e Deziformimit, i cili përshkruan përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativet e tij.

I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.