Ekspozita me vizatime të veçanta të Muslim Mulliqit

Ekspozita ‘Home +” me vizatime të Muslim Mulliqit e hapur javë në shkoi në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të qëndrojë e hapur deri më 30 qershor.

Gjatë kësaj kohe dashamirët e artit pamor, në veçanti ata të Muslim Mulliqit, do të kenë mundësi të shohin një pjesë të fondit të veçantë të krijimtarisë artistike të një prej piktorëve më të mëdhenj të arti pamor shqiptar.

Ekspozita “Home +” e kuruar nga Zeni Ballazhi përmban rreth 100 vizatime të ndryshme të Mulliqi, realizuar në kohë dhe madhësi të ndryshme, të paekspozuara më parë.

Hapja e kësaj ekspozite me vizatimet e një prej pionierëve të artit të pikturës në vend, nga krijuesi dhe kritikët e artit pamorë shihet si një mundësi për të për publikun për të njohur opusin krijues të Mulliqit nga publiku.

Veçanërisht, kur në vend mungon një ekspozitë e përhershme ku do të ishin të ekspozuara edhe krijimet e krijuesve tanë të njohur të atit.

Piktori Agron Mulliqi, ka pohuar për KALLXO.com se ekspozita “Home+” e Galerisë Kombëtare rikthehen edhe një herë për punëkrijues të njërit prej pionierëve të artit pamor në vend, Muslim Mulliqi.

“Me hapje e kësaj ekspozite GKK ka bërë një punë të mirë, pasi publiku duhet të njihet me punë krijuesve të gjeneratës themelues të pikturës në Kosovës”, ka thënë Mulliqi.

Ndërsa, kritiku Ilir Muharremi ka potencuar se Muslimi Mulliqi është njëri ndër emrat e mëdhenj të artit pamor në Kosovës, dhe hapja e ekspozitës me vizatime krijon mundësi për njohjen e gjithanshme të krijimtarisë së këtij piktori.

“Duke pasur parasysh mos njohurinë e publikut të rëndomtë për një artist të madh është e nevojshme që të krijohet më shumë hapësirë për ekspozim te veprave te emrave të mëdhenj”, ka pohuar ai, duke veçuar rëndësinë që kanë për vendin pasja e një Muzeu të Arteve Pamore, ku do të kishte një ekspozitë të përhershme me vepra të artistëve tanë.

Zeni Ballazhi, kuratori i ekspozitës “HOME +”, ka pohuar për Kallxo.com se është  ekspozita e parë Mulliqit vetëm me vizatime dhe me një tematike te tille.

Sipas tij, Mulliqi disponon qindra e qindra vizatime,  por që për ketë ekspozitë janë  përzgjedhur rreth 100 vizatime te cilat nuk janë ekspozuar dhe nuk janë pare me pare.

“Në vizatimet e Mulliqit zënë vend edhe referencat mitologjike, simbolike dhe rishfaqen gjithmonë̈ brenda zhvillimit të tyre koherent drejt një ekspresioni figurativ dhe origjinal. Ai mbështetet në forma të marra nga bota reale, nga të cilat ekzistojnë̈ shembuj të pafund”, ka thënë ai.

Muslim Mulliqi është lindur në vitin 1934 dhe ka vdekur në vitin 1998.