Galeria Kombëtare hap sot ekspozitën me vizatime të Muslim Mulliqit  

Sot në mbrëmje, në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Home +”, me vizatime të piktorit tashmë të ndjerë Muslim Mulliqit.

Ekspozita lidhet edhe me përvjetorin e lindjes së Mulliqit, një prej artistëve më të mëdhenj të artit pamorë kosovar.

Ekspozita është kuruar nga Zeni Ballazhi, ndërsa do të ekspozohen rreth 100 vizatime të piktorit Mulliqi.

Vizatimet janë të formave të ndryshme dhe prezantojnë punë shumë vjeçare të njërit prej artistëve më të njhur të artit pamor shqiptar.