Virtualizohet ekspozita ‘Home +’ e Muslim Mulliqit 

Galeria Kombëtare e Kosovës ka publikuar në faqen e saj në Facebook, ekspozitën virtuale, ‘Home+” me piktura të Muslim Mulliqit. 

Ekspozita “Home+” me 100 vizatime të Muslim Mulliqit, kuruar nga Zeni Ballazhi ishte hapur në maj të vitit të kaluar në Galerinë KombëtareKosovës. 

 Vizatimet janë të formave të ndryshme dhe prezantojnë punë shumë vjeçare të njërit prej artistëve më të njohur të artit pamor shqiptar.