Punimet e grupit të artistëve të gjimnazit "Frang Bardhi" në Mitrovicë

Grupi i artistëve të talentuar në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë

Për dallim nga shumë shkolla të mesme të Kosovës, në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë është formuar një grup i artistëve.

Grupi i artistëve përbëhet nga rreth 25 nxënës, të cilët realizojnë punime në pikturë, vizatim dhe skulpturë.

Profesorët e artit në bashkëpunim me stafin e shkollës, duke parë nxënësit e talentuar, kanë vendosur që të formohet një grup i artistëve, i cili do ta përfaqësojë shkollën me punime dhe vepra të ndryshme.

Në grup marrin pjesë kryetari i grupit, nënkryetarja dhe anëtarët e tjerë. Grupi funksionon në bashkëpunim edhe me drejtoreshën e shkollës dhe profesorët e artit.

Punimet e grupit të artistëve të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

Vendi i punës së këtyre nxënësve të talentuar është kabineti i artit që gjendet në këtë shkollë.

“Ne si kryesi e shkollës e kemi formu këtë grup, me duket në nëntor apo tetor nuk jam e sigurt”, ka thënë Dorart Ismajli, i cili është kryetar i grupit të artistëve.

Punimet artistike zakonisht punohen me rastin e ndonjë feste apo ngjarje tjetër të rëndësishme dhe gjithashtu ky grup organizon ekspozita në shkollë.

“Punimet tona i vendosim në koridorin e shkollës”, ka treguar Ismajli.

Grupi i artistëve të shkollës “Frang Bardhi” në Mitrovicë kanë realizuar punime edhe në kuadër të fushatës “Orange the World”, e cila është një iniciativë për t’i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Autorja Anesa Syla është nxënëse e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.