Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ndahen çmimet kombëtare vjetore, ‘Muslim Mulliqi’

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet kombëtare vjetore për arte pamore, “Muslim Mulliqi”, për 2020.

Çmimi kombëtar për vepër jetësore, “Muslim Mulliqi, post-mortum iu nda ish-artistit Agush Beqiri.

Ndërsa, Faik Krasniqit i është ndarë Çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, “Muslim Mulliqi”.

Ministri i  MKRS-së Hajrulla Çeku, i cili i dorëzoi çmimet tha se këto çmimet janë vlerësim për artistët tanë.

“Është një formë përmes së cilës shteti i shpërblen artistët për kontributin e tyre në zhvillimin e artit pamore në vend, shpërblime këto që bazohen në vlerësime të jurive”, ka thënë Çeku.

Në emër të Agush Beqirit çmimin e pranoi vajza tij, Florenfina Beqiri- Zhubi.

Fituesi i Çmimit kombëtar për vepër jetësore shpërblehet me 5 mijë euro, ndërsa ai i Çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor me 3 mijë euro.

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com