Driton Hajredini. Foto: KALLXO.com.

Driton Hajredini fiton çmimin 'Muslim Mulliqi'

Krijuesi Driton Hajredini ka fituar çmimin “Muslim Mulliqi”.

Këtë çmim Hajredini  e mori për veprën “Absolucion”. Ky çmim tradicionalisht ndahet në hapje të Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi”.

Edicioni 14-të i Ekspozitës u hap sonte në  Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ky edicion është kuruar nga Christian Mosar (Luksemburg) dhe Raimund Stecker (Dusseldorf).

Pejsë e këtij edicioni të Ekspozitës janë artistët: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller. Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markiewicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Wenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt.

Ekspozita Ndërkombëtare dhe Çmimi “Muslim Mulliqi” organizohet nga GKK-ja dhe si qëllim ka promovimin e artit pamor në Kosovë.

Pamje nga ekspozita ‘Muslim Mulliqi’ 2023. Foto: KALLXO.com.