Sa kushton aeroplani i Behgjet Pacollit


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij milionëshe.

Vetëm pasuria e paluajtshme jashtë Kosovës, Pacolli ka deklaruar se kap vlerën e 125 milionë eurove.

Në anën tjetër e gjithë pasuria e deklaruar në AKK e Behgjet Pacollit, ka vlerën e 203 milionë e 57 mijë e 704 eurove thotë se e ka bërë fal të hyrave që i ka fituar jashtë Kosovë.

Në këtë pasuri të paluajtshme, Pacolli ka deklaruar, toka, lokale afariste, hotelin Swiss Diamond, përqindjet në Hotelin Grand Prishtina.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Pacolli ka deklaruar se vetëm aeroplani i tij kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë euro.

Pacolli ka deklaruar se aeroplani “Avion Challanger CL 604 B&A”, është pronë e përbashkët ndërsa ka treguar edhe se prejardhja e kësaj pasurie është jashtë Kosovës.

Përveç aeroplanit të Ministrit Pacolli, ai posedon edhe tetë vetura, vlera e së cilave është më shumë se gjysmë milioni.

Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GLS 63 AMG, Toyota Van, VW Van, janë tetë veturat e Pacollit të cilat i ka deklaruar në emër të tij dhe të njëjtat kapin vlerën e 618 mijë eurove.

Pacolli ka deklaruar se posedon përqindje në shumë shoqëri komerciale.

Ai ka deklaruar se në Mabetex Group posedon përqindje 100% dhe është në pronë të përbashkët, ai posedon 100% edhe në Interex sagl, 100% të aksioneve i posedon edhe për Mabetex Holdin SH.A,  Mabetex Properties Sh.A, B&A Constractiors SH. P. K, ka 81% aksione në Bankën Ekonomike, 100% të aksioneve në Ks. Siguria, 100% aksione posedon në M- Technologie, në Industrinë Metalike të Kosovës, Sëiss Diamond, Teknomarket, 50% të aksioneve i posedon në Best Vision Balkan, 60% në IDM SH.P.K, 100% të aksioneve i posedin në RTP ATV Media Kom, Diamond Fashion shpk, Tempore BI, Isdiar LLC, dhe Mabeo Costruction shpk.

Pacolli ka deklaruar se mban në institucione financiare hiq më pak se 4 milion e 801 mijë e 212 euro.

Të hyrat vjetore të Pacollit janë: 600 mijë euro nga Banka Ekonomike, 1 milion nga Mabetex Holding, 130 mijë nga Interesi i depozitave, 9 mijë e 683 nga mëditjet e Qeverisë së Kosovës.