Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit

Ministri i Arsimit ia rrit vlerën veturës

Në vitin e kaluar veturën “Mercedes ML” të vitit 2015, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi e kishte vlerësuar me 20 mijë euro, por këtë vit ia ka rritur vlerën për 9 mijë euro.

Ai në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencionin kundër Korrupsion ka thënë se vetura e tij kap vlerën e 29 mijë eurove.

Bytyqi edhe këtë vit e ka vlerësuar pasurinë e paluajtshme të tij me 248 mijë euro, por vetëm se i ka deklaruar si të përbashkëta me gruan e tij.

Megjithë këtë pasuri, ministri i Arsimit ka edhe kredi, të cilës ia ka ulur vlerën për 5 mijë euro sa e kishte 25 mijë në vitin e kaluar.

Kreu i Ministrisë së Arsimit ka shtuar edhe vlerën e parave të gatshme.

Nga 10 mijë euro sa i kishte vitin e kaluar, këtë vit i ka deklaruar 37 mijë e 857 euro para në një bankë të Kosovës.

Ndërsa nga të hyrat vjetore, ministri fiton 21 mijë e 959 euro nga paga e tij dhe gruaja fiton 6 mijë euro.

Nga e gjithë familja Bytyqi, edhe këtë vit fëmijët e ministrit janë të suksesshëm meqë janë aksionarë të biznesit ‘Vala Consulting’, i cili ka vlerën 45 mijë euro dhe sjell të hyra vjetore prej 50 mijë eurosh.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.