Ramush Haradinaj me policinë franceze . Foto: Jean-Francois Badias/BETA.

Çka Tha Haradinaj në Gjykatë

Gjykata e Apelit e qytetit francez Colmar sot ka vendosur ta lirojë me kusht Ramush Haradinajn, i arrestuar më 4 janar në Francë sipas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Në Gjykatë, Ramush Haradinaj, sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, akuzat e ardhura nga Serbia i ka quajtur “krejtësisht politike”. “Ajo që po bëni ju është abuzim me të drejtat”, citohet të ketë thënë lideri i AAK-së.

AFP njofton se kryetari i trupit gjykues ka thënë se sipas informacioneve të ardhura në INTERPOL, Serbia e akuzon ish-komandantin e UÇK-së të Zonës së Dukagjinit se ka urdhëruar “burgosje të paligjshme të civilëve” në Kosovë më 1999.

Sipas autoriteteve serbe, disa prej civilëve të burgosur janë torturuar, dhunuar, trajtuar në mënyrë çnjerëzore ose janë vrarë.

KALLXO.com njoftoi sot se Gjykata e Apelit e Colmarit ka vendosur ta lirojë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës.

Sipas avokatit Arianit Koci, Ramush Haradinaj do të vazhdojë të qëndrojë në Francë dhe do të paraqitet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/

Ramush Haradinaj qe arrestuar më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Të nesërmen e arrestimit, Gjykata e Apelit e Colmarit kishte urdhëruar mbajtjen e Haradinajt në paraburgim në pritje të pranimit të një kërkese formale për ekstradim nga Serbia.

http://kallxo.com/franca-e-mban-haradinajn-ne-paraburgim/

Në një reagim pas njoftimit për lirimin me kusht të liderit të saj, AAK është shprehur e befasuar me vendimin e drejtësisë franceze.

http://kallxo.com/aak-e-befasuar-vendimin-e-drejtesise-franceze/

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së në Francë ka ngjallur reagime e protesta në Kosovë e te shqiptarët e diasporës.

http://kallxo.com/shqiptaret-e-diaspores-bashkohen-per-haradinajn/

http://kallxo.com/protesta-ne-peje-haradinaj-e-ka-deshmuar-pafajesine/

http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Haradinajt.

Pas një seance që zgjati afro 10 orë, Kuvendi dështoi të nxjerrë një rezolutë për këtë rast.

http://kallxo.com/nuk-ka-rezolute-nga-kuvendi-per-ramush-haradinajn/