Fotografi gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Shaip Zukajt. Foto: Kallxo.com

Aktakuzë për Vrasje në Deçan

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Shaip Zukajt  nën dyshimet për vrasjen e  Zymer Dervishajt  dhe plagosjen e  Adil Thaçit.

Shaip Zukaj nga fshati Beleg i Deçanit, dyshohet se në vitin 2011 me pushkë automatike ka vrarë Zymer Dervishajn dhe plagosur Adil Thaçin, në tregun e gjelbër të Deçanit.

Zukaj që kishte qëndruar në arrati për gjashtë vite është arrestuar në Belgjikë dhe është ekstraduar në Kosovë në qershor të këtij viti.

Shaip Zukaj, para gjyqtari të procedurës paraprake  kishte thënë  se e ka emrin edhe Shaban, ndërsa bëri të ditur se është arrestuar më 5 janar nga Policia e  Belgjikës.

Prokuroria pretendon se vrasja kishte ndodhur derisa i dyshuari po tentonte ta vriste një burrë me inicialet M.D.

Zukaj  po akuzohet për veprat ‘Vrasje e Rëndë’ dhe ‘Mbajtje e Paautorizuar e Armëve’

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për këtë rast.

http://kallxo.com/del-para-gjyqit-per-vrasje-ekstraduari-nga-belgjika/