Pamje nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Nesër Seancë për ‘Vlerat e UÇK-së‘

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur para pak çastesh që nesër nga ora 10:00 të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare, pika e vetme e rendit të ditës e të cilës do të jetë debati për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme të iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së.

“Seanca e cila është menduar të thirret sot është debat për vlerat e UÇK-së pas vendimit të djeshëm ndaj grupit të Drenicës. U dakorduam që kjo seancë të thirret nesër në orën 10:00 për shkak se sonte është gati e pamundshme të thirren deputetët”, tha deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dënguti.

“Në parim të gjithë u pajtuam. Janë mbledhur 40 nënshkrime dhe shumica nga to janë të atyre që kanë votuar për Gjykatën Speciale”, tha po ashtu Aida Dërguti.

Po ashtu, nesër do të mbahet edhe seanca e rregullt plenare.

http://kallxo.com/apeli-konfirmon-denimet-ne-rastin-drenica-2/