‘Drejtësia në Kosovë’: Kryetari i Bordit në Konflikt Interesi
Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” sonte do të transmetohet hulumtimi rreth menaxherit të ATK-së në Mitrovicë i cili paralelisht për pesë vite kishte qenë edhe kryeses i bordit në Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Uniteti”.
“Kam qenë anëtar i bordit në kompaninë Uniteti deri ka mesi i vitit 2014 më duket”, thekson Rrecaj.
Skender Tahiraj, drejtori i kompanisë, thotë së bordi takohej edhe pas përfundimit të mandatit për konsultime rreth menaxhimit të hedhurinave.
“Jo për momentin, përveç ndonjë konsultë kur lidhshmëria është nëpërmes menaxhimit të hedhurinave”, kishte thënë Tahiri në dhjetor të vitit 2015.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shprehet mjaft i pakënaqur më punën e bordit që udhëhiqej nga Rrecaj.
“Unë nuk kam marrë asnjë raport prej bordit të drejtorëve që janë në këtë kompani dhe me të vërtetë jam shumë i pakënaqur”, shprehet Bahtiri.
Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit sot ë transmetohet rrëfimi i automekanikut Erdogan Pirçi nga Vushtrria për telashet që ia shkaktoi blerja e një veture, e cila doli të jetë e hipotekuar në një nga bankat e Kosovës.
“Këtu s’ka as drejtësi as kurgjo nuk ka. Kam hjekë shumë”, thekson Pirçi
Vetura e tij doli të ishte në hipotekë bankare edhe pse ai kishte gjashtë muaj që e kishte blerë.
Në anën tjetër, Banka për Biznes thotë së kjo veturë ka qenë peng dhe së largimi i saj nga pengu ka ndodhur ‘për arsye humane’.
Në fund do të transmetohet Rubrika “Policia” me aksione të Policisë së Kosovës.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në RTK në orën 21:20 ndërsa repriza të hënën në mesditë.