Agim Veliu në Batllavë - Foto: Facebook

Veliu Premton Ndriçim Publik për Batllavën në Mandatin Tjetër

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidat për t’u rizgjedhur në këtë post, Agim Veliu, ka thënë se në mandatin e ri për Batllavën e kanë prioritet shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik.

Në një takim me banorët, kandidati i LDK-së theksoi se në këtë fshat Komuna ka realizuar shumë projekte infrastrukturore, përfshirë trotuarin, i cili sipas tij ka rritur sigurinë e lëvizjes për qytetarët kësaj pjese, veçanërisht për nxënësit.

Agim Veliu është në garë për mandatin e tretë radhazi në krye të Komunës së Podujevës.