Nevzad Bejta, BDI, Gostivar. Foto: Atdhe Mulla

Nevzad Bejta e Quan Gostivarin Komunën më Transparente

Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta, lavdëroi veten dhe administratën komunale të mandatit që po përfundon.

Bejta tha se në këtë mandat ka realizuar tërë ato që i ka premtuar katër vite më parë.

“Qyteti i Gostivarit ka filluar t’u ngjajë qyteteve europiane. Kemi qenë pjesë e pashkëputur e qytetarëve”, tha Bejta.

“Të gjitha ato projekte që kanë mbetur që kanë mbetur pa realizuar shpresoj se do të realizohen. Unë jam i vetmi kryetar që e kam realizuar planin 100 përqind”, tha Bejta.

“Kemi bërë ndërtimin e qytetit, kemi investuar në arsim, sport e kulturë e kudo kemi bërë projekti në të mirë të qytetarëve”, shtoi ai.

Bejta premtoi se brenda 6 muajve qytetarët do ta kenë tregun e gjelbër me kushte bashkëkohore.

Debatet transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.