Agim Veliu në Majac - Foto: Facebook

Agim Veliu Ka një Lajm të Mirë për Majacin

Kryetari aktual dhe kandidat për t’u rizgjedhur në postin e të parit të Podujevës, Agim Veliu, ka shpalosur programin e tij qeverisës para banorëve të fshatit Majac.

Siç ka njoftuar Veliu në profilin e tij në “Facebook”, banorëve të kësaj ane ai ua ka dhënë lajmin e mirë se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza.

“Projekt i cili njëherë e përgjithmonë do t’i trajtojë ujërat e zeza të fshatrave të kësaj ane”, ka thënë kandidati i LDK-së.

Agim Veliu është në garë për mandatin e tretë radhazi në krye të Komunës së Podujevës.